Futboll
Shaqiri i lumtur për golin e parë me Liverpoolin
Futbollisti shqiptar ka gjetur golin e parë për Liverpoolin në Premierligë
Xherdan Shaqiri gjithnjë e më shumë po i dëshmon aftësitë e tij në Liverpool. Futbollisti shqiptar pas disa asistimeve gjeti golin e parë zyrtar për “Të Kuqtë”, shkruan albinfo.ch.
Ai shënoi ndaj Cardifit në fitoren e thellë prej 4:1. “Jam shumë i kënaqur që shënova, unë isha duke pritur që disa lojë për këtë. Unë jam krenar për të shënuar golin tim të parë këtu para tifozëve dhe shpresoj se mund ta vazhdoj ta bëj këtë”, thotë Shaqiri.
Ai tregon edhe për raportin me trajnerin, Jurgen Klopp. “Trajneri më tha të shkoj dhe ta shijoj lojën, për të ndihmuar ekipin, dhe ta luaj lojën time. Është fillimi i sezonit, kështu që ne duhet të vazhdojmë kështu, nëse luajmë kështu do të kemi një vit të suksesshëm”, theksoi tutje Shaqiri.
https://www.youtube.com/watch?v=PDwizx8terQ
Fjalë të mëdha për Shaqirin kishte trajneri Jurgen Klopp.
“Unë nuk mendoj se dikush ka një ide për momentin se sa i mirë mund të jetë Shaq”, është shprehur trajneri gjerman. “Unë e kam njohur Shaqirin kur ishte 19 vjeç te Bajerni. Që atëherë, ai ishte tashmë një talent i jashtëzakonshëm. Shaqiri kishte një vit të mirë të parë. Vitin e dytë nuk ishte aq i mirë, por kjo mund të ndodhë.
Pastaj ai u largua, shkoi tek Interi dhe më tej te Stok Siti. Nënshkrimi me të ishte diçka logjike për Liverpoolin. Ai ka ende shumë hapësirë për përmirësim dhe kjo është vërtet e mirë. Shaqiri na jep diçka të ndryshme”, theksoi trajneri gjerman.
https://www.youtube.com/watch?v=Tw9FmhobUYM
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











