Futboll
Shaqiri i bashkohet Liverpoolit në SHBA
Xherdan Shaqiri është i gatshëm për aventurën e re me skuadrën angleze
Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri do të takohet me shokët e tij të ri të Liverpoolit në Nju Xhersi, ndërsa ai do të bashkohet me turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Ai ka qenë në pushim të zgjatur për shkak të përfshirjes së tij në Kupën e Botës, por i ndërpreu kur i kaloi testet mjekësore në Liverpool, duke i vazhduar më pas, përcjell albinfo.ch.
Ai kaloi nga Stoke City për rreth 15 milionë euro, dhe tani do t’i bashkohet skuadrës.
Liverpooli të enjten do të ndeshet me Manchester Cityn në “International Championship”, por në këtë ndeshje nuk pritet të aktivizohet Shaqiri, të cilit do t’i nevojiten edhe disa ditë që të përshtatet në ekipin e ri.
Shaqiri ndodhet në Nju Jork, ku po i kalon ditët e fundit të pushimit para se t’i bashkohet nënkampionëve të Evropës.
Kalimi i tij në Liverpool ishte një hap i madh në karrierën e 26-vjeçarit, i cili gjithashtu ka luajtur në Basel, Bayern Munich dhe Inter, para se të kalonte në Stoke City.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











