Sport
Shaqiri, fituesi i vetëm në humbjen e Bazelit
FC Basel-it në ndeshjen kundër Benfica-s i janë dashur disa Shaqira. Për të "gjuajtur" atë kishin ardhur vëzhgues nga "gjysma e Evropës"
“Shaqiri: Njeriu i vogël i futbollit të madh”, kështu e quan gazeta Blick lojtarin e FC Baselit dhe të kombëtares zvicerane. Shaqiri është lojtari më i mirë i Bazelit, për çfarë ka marrë edhe notën 6 nga redaksia e sportit e kësaj gazete. Por, FC Basel-it në ndeshjen kundër Benfica-s i janë dashur disa Shaqira”. Më tutje “Blick” thotë se për të “gjuajtur” Shaqirin, në ndeshjen e mbrëmshme në Bazel kishin ardhur vëzhguees (skautë) nga “gjysma e Evropës.
Xherdan Shaqiri ka qenë pjesëmarrës i secilit aksion të rrezikshëm të FC Baselit. Ai luante herë majtas e herë djathtas. Thjeshtë, ai është aty ku është topi.
Shaqirin e motivojnë ndeshjet me ekipe të mëdha. Kështu, ai e kishte treguar veten në ndeshjen kundër Anglisë në vjeshtën e vitit të kaluar kur nga një pozitë e largët kishte shënuar golin e tij të parë për kombëtaren e Zvicrës, në St.jakobpark, në Bazel. Po kështu mbeten të paharrueshëm edhe tre golat e tij kundër Bullgarisë ashtu si dhe paraqitja shumë e fuqishme e tij në ndeshjen e vitit të kaluar kundër Bajernit, në Ligën e Kampionëve.
Pas kësaj edhe Uli Hoenes i famshëm ishte entuziazmuar me Shaq-in. FC Köln. Pasojnë disa shanse të qindpërqindta për gol, por, njëherë del pengesë portieri i pagabueshëm mysafir e herëve tjera, dështojnë bashkëlojtarët e Shaqirit. Së fundi është Streller ai që dështon, pasi që Shaqiri ia ka përgatitur topin për në portë.
Edhe pasi që Benfica tashmë po udhëhiqte me rezultatin 2:0, Shaqiri nuk dorëzohet. Ai lufton, gjuan, e detyron portierin mysafir të bëjë edhe disa parada. Por asgjë nuk kryen punë.
Dhe, përkundër humbjes, Shaqiri i ka bërë edhe një herë reklamë vetes. Ai ishte lojtari i vetëm i Bazelit, fitues në këtë mbrëmje.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










