Futboll
Shaqiri: Është e mahnitshme ajo çfarë ka ndodhur
Liverpooli arriti përmbysje të çmendur ndaj Barcelonës, ku pakkush e besonte se do të ndodhte një gjë e tillë.
“Të Kuqtë” fituan 4:0, dhe u kualifikuan në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, edhe pse kishin humbur takimin e parë 3:0, përcjell albinfo.ch.
Xherdan Shaqiri pas një kohe të gjatë luajti nga fillimi dhe ishte shumë i kënaqur me kualifikimin. “Jam jashtëzakonisht krenar me këtë ekip çfarë ka arritur. Është e mahnitshme ajo që ndodhi këtu, jam i tronditur. Është e papërshkrueshme se çfarë kemi arritur”, ka theksuar futbollisti shqiptar.
Tifozët gjithmonë u japin motiv shtesë. “Ne e dinim se ishim një fuqi në shtëpi. Tifozët tanë janë në gjendje të japin shpirtin dhe kjo na shtynë të luajmë edhe më mirë”, shton tutje ylli shqiptar.
Ai e ka të vështirë të tregojë se çfarë ndodhi në të vërtetë. “Siç e thashë, është aq e vështirë që të gjesh fjalë për ta përshkruar. Mund të them vetëm se kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë. Kjo nuk ndodh çdo ditë”, nënvizon Shaqiri.
Ai nuk ka luajtur shumë kohët e fundit. “Nuk ishte e lehtë për mua në tre muajt e fundit. Unë nuk luaja aq shumë, por gjithmonë prisja shansin tim, stërvitja shumë. Ky është futbolli, ky është një klub i madh, ju duhet të sillni punën tuaj. Kjo është arsyeja pse kam bërë një punë të shkëlqyer këtë sezon”, u shpreh ndër të tjera Shaqiri.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













