Futboll
Shaqiri e kërkon titullin e dytë në Ligën e Kampionëve
Xherdan Shaqiri do të tentojë të fitojë titullin e dytë në Ligën e Kampionëve, pasi një trofe e ka fituar me Bayern Munich
Liverpooli arriti një sukses të jashtëzakonshëm, duke u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi përmbysi Barcelonën 4:0, edhe pse kishte humbur në takimin e parë 3:0.
Pas një kohe të gjatë Xherdan Shaqiri luajti nga fillimi, por ishte ndër më të mirët në fushë. Shaqiri u vlerësua me notën 7.2, derisa luajti deri në minutën e 90-të.
Pas ndeshjes atë e lavdëroi edhe trajneri Jurgen Klopp. “Para ndeshjes iu thash futbollistëve se është e pamundur, por ne jemi Liverpool dhe kemi shanse. Unë kam shikuar shumë ndeshje të futbollit, por të luash kundër ekipit më të mirë në botë dhe të mos pësosh gol është fantastike. Shaqiri, Origi, Wijnaldum dhe Allison ishin fantastik”, deklaroi trajneri Klopp pas ndeshjes, përcjell albinfo.ch.
Kështu Liverpooli e pret në finale fituesin e ndeshje Ajax-Tottenham, ku holandezët fituan 1:0 ndeshjen e parë, derisa takimi i kthimit zhvillohet sonte (21:00).
Shaqiri do të tentojë të fitojë titullin e dytë në Ligën e Kampionëve, pasi një trofe e ka fituar me Bayern Munich.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












