Sport
Shaqiri: Dua pozicionin e Robben-it
Lojtari kosovaro-zviceran, i cili mundet të luajë në disa pozicione, thotë se nuk do ta pranojë rolin e rezervistit
Xherdan Shaqiri e synon pozicionin e kolegut të tij të madh, Ariel Robben në FC Bayern. Ai, ashtu i drejtpërdrejtë siç është dhe pa modesti të rrejshme, në një deklaratë pë gazetën gjermane “Sport Bild” ka thënë: “Natyrisht, ai është konkurrent imi, unë do të luaja me dëshirë në pozicionin e mesfushorit të djathtë”.
20 vjeçari, i cili mundet të luajë në pozicionet e mesfushorit ofensiv, të djathtë, të majtë ose qendër, nuk do ta pranojë rolin e rezervistit. “Nëse do të tregoj rezultatin për të cilin unë jam i aftë, unë do të luaj. Jam i bindur për këtë”, ka thënë për gazetën gjermane Xherdan Shaqiri, për shërbimet e të cilit FC Bayern i ka paguar FC Baselit rreth 12 milionë euro.
Ndërkohë, në një ndeshje testuese të bajernit kundër një skuadre të Trentinos, Itali, ku bavarezët po i bëjnë stërvitjet, FC Bayern ka fituar 11 me 0. Asnjërin nga golat nuk e ka shënuar Shaqiri.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










