Sport

Shaqiri dhe Xhaka, më të bukurit e Bundesligës

Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë më të votuarit ndër 51 futbollistët beqarë më të pashëm në Bundesligë

Sipas një sondazhi të gazetës gjermane “Bild”, futbollistët kosovarë, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë më të votuarit ndër 51 futbollistët beqarë më të pashëm në Bundesligë.

Dy yjet kosovarë, ai i Bayern Munchenit, Shaqiri, dhe ai i Borussia Moenchengladbachut, Xhaka, po prijnë në listë me nga gjashtë për qind të votave  duke u pozicionuar në pozitat dy dhe tre në mesin e 51 futbollistëve të 81 klubeve në Bundesligë.

Megjithatë, sondazhit i prin Mario Gotze, sulmuesi i Borussia Dortmundit, që ka fituar 11 për qind të votave.

Sipas votave nga lexuesit e gazetës gjermane, pas Shaqirit e Xhakas,  vjen futbollisti i Bayern Munchenit, David Alaba, me pesë për qind dhe Lewys Holtby.

Sondazhi:

http://www.bild.de/sport/fussball/1-bundesliga/voting-wer-ist-der-heisseste-single-26834334.bild.html