Futboll
Shaqiri dëshiron të fitojë sërish Ligën e Kampionëve
Xherdan Shaqiri është shprehur i gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj Tottenhamit
Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, është shprehur i gatshëm për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, ku Liverpooli do të ndeshet me Tottenhamin në Madrid.
Shaqiri e kishte fituar një herë këtë trofe me Bayernin, derisa dëshiron të fitojë sërish, kësaj radhe me skuadrën angleze, shkruan albinfo.ch.
“Kemi pasur një edicion të mrekullueshëm dhe e kemi një finale të madhe para vetes. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë titull, sepse klubi e meriton, tifozët e meritojnë dhe lojtarët e meritojnë”, deklaroi Shaqiri.
Ai është shqiptari i parë që e ka fituar këtë garë, derisa shpreson se do ta fitojë sërish, edhe pse nuk do ta kenë aspak lehtë.
“Do të jetë një gjë shumë e veçantë nëse ne e fitojmë. Tottenhami është klub i nivelit të lartë. Ata i kanë treguar botës se sa të mira janë. Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne kemi besim. Janë vetëm 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodhë”, shtoi tutje anësori shqiptar.
“Ne jemi të përgatitur shumë mirë dhe do të tentojmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, nënvizoi Shaqiri.
Ai shtoi se e ka të vështirë të thotë nëse është ndeshja më e madhe në karrierën e tij, por dëshiron të përjetojë sërish emocionet që i kishte më 2013, kur triumfoi me Bayernin.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












