Shkurt.ch
Shalqiri që kushton 3 mijë dollarë
Pritet që këtë vit në ankand do të shiten 60 mijë shalqinj "Densuke". Çmimi i tyre fillestar është zakonisht 5.000 jen ose 50 dollarë për copë
Bëhet fjalë për shalqirin e njohur “Densuke”, i cili kultivohet në qytetin Toma në ishullin japonez të Hokkaido. Një shalqi i tillë u shit në një ankand për 300.000 jenë japonezë, ose rreth 3.170 dollarë amerikanë, ka bërë e ditur një shoqatë lokale bujqësore në faqen e saj zyrtare.
Në ankandin i cili u mbajt të hënën janë prezantuar 110 shalqinj. Pesha mesatare e shalqinjve të këtij varieteti sillet prej pesë deri në shtatë kilogramë.
Shalqiri “Densuke” karakterizuar me lëvore unike të zezë dhe me shije të ëmbël si të sheqerit. Këta shalqinj shiten në kuti të veçanta të zeza që theksojnë ngjyrën e tyre natyrale. Ata janë shfaqur në qytetin Toma në mes të viteve 1980 për të kompensuar humbjet nga rendimentet në rënie të orizit.
Pritet që këtë vit në ankand do të shiten 60 mijë shalqinj “Densuke”. Çmimi i tyre fillestar është zakonisht 5.000 jen ose 50 dollarë për copë.
Çmimi rekord për këtë lloj të shalqirit u arrit para pesë vjetëve, për 6500 dollarë amerikanë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











