Shkurt.ch
Sfidat e ardhshme të Presidentit të Konfederatës
Në fillim të këtij viti Presidenti i Konfederatës dëshiron për Zvicrën një stabilitetit politik, sepse është "karta e biznesit më e mirë për investitorët". Në shtypin e së dielës Johann Schneider-Ammann gjithashtu evokon sfidat e tij, si dhe marrëdhëniet me BE-në.
Lidhur me çështjen e emigracionit, ai përmendi se Këshilli Federal është një klauzolë mbrojtëse në marrëveshje me Bashkimin Evropian (BE). “Ne kemi kërkuar me muaj e muaj të gjitha llojet e alternativave”, kujton ai në një intervistë të botuar nga Le Matin Dimanche dhe Sonntagszeitung.
“Unë jam i bindur se ky është opsioni më i mirë për të pasur sukses në të njëjtën kohë në reduktimin e emigracionit si dhe për ruajtur marrëveshjen dypalëshe”. Johann Schneider-Ammann megjithatë ende nuk ka diskutuar detajet e klauzolës mbrojtëse.
“E gjitha që unë mund të them është se do të duhej të gjejmë kritere sasiore, por edhe cilësore. Ka shumë kritere të mundshme. Por, zgjidhja duhet të jetë aq e thjeshtë sa të jetë e mundur. Nuk do të jetë e përshtatshme nëse krijojmë edhe më shumë burokraci për sipërmarrjet”, tha ai.
“Të mos jemi shumë egoistë”
Presidenti nxori në pah faktin se “zgjidhja jonë nuk duhet të shkaktojë dëm në BE (…), nuk duhet të jemi shumë egoistë .Prandaj, kjo çështje është delikate, shumë delikate”.
Ai rikujton se Zvicra dhe BE-ja kanë shumë interesa të përbashkëta. “Shkëmbimet tregtare përfaqësojnë 1 miliard euro në ditë me mbështetjen e BE-së, me një fitim prej 70 miliardë në vitin 2014. Kjo është shifër shumë e madhe. BE-ja ka interes për stabilitetin ekonomik me Zvicrën”.
Frangu i fortë, një sfidë
Për Johann Schneider-Ammann, frangu i fortë “është një problem i vërtetë. Në pothuajse të gjithë sektorët ekonomikë bizneset tani janë duke sakrifikuar kufijtë e tyre të përfitimit. Kjo do të zvogëlojë shumë kapacitetin e tyre për investime dhe risi. Dhe, në fund, edhe konkurrencën e tyre. Ne do të marrim faturën brenda një viti, dy apo tre vjetëve. Unë e pranoj se kjo më shqetëson”.
Si përgjigje, ministri i FDP/PLR-së kërkon të “zgjojë botën politike”, në mënyrë që të lehtësojmë procedurat administrative. Ai pohon se duhet të organizohemi që “të investojmë për të integruar më mirë potencialin e punës vendëse në tregun e punës”.
Udhëtimet jashtë vendit
Për vitin 2016 ai shpreson se Zvicra do të mbetet politikisht e qëndrueshme. “Qëndrueshmëria është karta më e mirë për investitorët. Sa më shumë do të ketë investime në Zvicër, aq më shumë kompani do të jenë në gjendje për përtërije, duke siguruar kështu konkurrencën e tyre dhe veçanërisht për të mbrojtur vendet e punës. Prandaj, slogani i për vitin presidencial është ky: Të gjithë të bashkuar për punësim dhe për Zvicrën”.
Presidenti zviceran njoftoi gjithashtu se vizita në Zvicër nga Presidenti tunizian, e planifikuar për në nëntor, do të mbahet në shkurt. Johann Schneider Ammann do të shkojë disa herë në Bruksel për t’u takuar me përfaqësuesit e BE-së. Ai gjithashtu ka planifikuar të vizitojë Meksikën dhe Kinën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









