Kosova
Sfida e parë e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore
Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas rezultateve preliminare, do të udhëheqë Komunën e Mitrovicës Veriore, Lulzim Hetemi me Leposaviqin, Izmir Zeqiri i Partisë Demokratike të Kosovës me Zubin Potokun dhe Ilir Peci me Zveçanin, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, sfida e parë e tyre pas kësaj fitoreje pritet të jetë qasja në institucionet publike lokale, meqë edhe Lista Serbe ka deklaruar se nuk do ta lejojë udhëheqjen e katër komunave veriore nga shqiptarët, përcjell albinfo.ch.
Erden Atiq tha se është i vetëdijshëm për një gjë të tillë, por nuk dha më shumë detaje.
“Si në një komunë normale, në një lagje mesatare të Republikës së Kosovës. Për të gjitha sfidat, jemi të vetëdijshëm dhe jemi të përgatitur. Do të jem kryetar i të gjithëve, pa marrë parasysh a janë përkrahës apo jo”, tha Atiq, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme votuan vetëm 1567 qytetarë, nga 45095 sa kishin të drejtë vote, ose 3.4%.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











