Bota
Sfida e Britanisë, brenda apo jashtë BE-së
Kryeministri i ri britanik ka thënë se do ta largojë Britaninë në këtë datë me apo pa marrëveshje nga blloku evropian
Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, ka nisur punën duke ndërtuar dhe kabinetin e ri.
Në mesin e emrave të parë të përmendur në kabinetin e tij ka qenë Sajid Javid, i cili është emëruar në pozitën e kancelarit britanik, i cili njihet si mbështetës i procesit të Brexitit, apo largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Si ministër i Jashtëm është emëruar Dominic Raab, ndërsa këtë pozicion deri disa orë më parë e ka mbajtur Jeremy Hunt. Ky i fundit ka dhënë dorëheqje, pasi Johnson i ka ofruar një post tjetër, që për të ka qenë i papranueshëm.
Në mesin e emrave të rinj të kabinetit qeveritar është edhe Priti Patel, e cila emëruar si ministre e Brendshme, transmeton monitor.
Një nga çështjet kyçe të kësaj qeverie konsiderohet finalizimi i procesit të Brexit-it, pasi Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i ri britanik ka thënë se do ta largojë Britaninë në këtë datë me apo pa marrëveshje nga blloku evropian, ndërsa ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













