CH-Ballkani
Sërish rritet euro përkundrejt lekut
Monedha e përbashkët europiane u rrit edhe gjatë ditës së sotme përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 121.11 lekë, me një rritje të lehtë në raport me monedhën vendase.
Ndonëse si pasojë e flukseve sezonale, euro në fillim të këtij muaji shënoi nivelin më të ulët rekord në 12 vjetët e fundit, ekspertët e këmbimit valutor argumentojnë se aktualisht çmimi i këmbimit po reflekton lëvizjet në tregun e lirë.
Aktorët kryesorë në tregun valutor thanë për Monitor se kanë pasur volume të transaksioneve dhe se përveç prurjeve në valutë, njëkohësisht është rritur edhe qarkullimi i lekut në ekonomi.
Një prej faktorëve lidhet me sezonin e pushimeve verore ku pjesa më e madhe e individëve planifikojnë pushimet. Në të njëjtën kohë ka pasur kërkesë në rritje për të këmbyer lekun në valutë nga të gjithë ata individë që kanë planifikuar pushimet jashtë. Sipas ekspertëve këto janë lëvizje normale në tregun e këmbimit valutor.
Edhe monedhat e tjera kanë rikuperuar ndaj lekut vendas. Sipas Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan është këmbyer me 108.52 lekë. Edhe paundi britanik fitoi pikë ndaj lekut duke u këmbyer me 131.23, apo rreth 0.5 pikë më shumë se një ditë më parë, shkruan Monitor, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor