E-Diaspora
Sërish problematizohet “shqiponja e Granit Xhakës”
Stadelmann, shef i kombëtares zvicerane: "Babai i tij, Ragipi ka qenë tri vjet e gjysmë në burg, si i burgosur politik, pasi që ai, në vitin 1986 ishte angazhuar kundër regjimit komunist. Një zhvillim që ka lënë gjurmë edhe te Graniti"
Disa fotografi të shpërndara në instagram ku shihet Granit Xhaka me vëllanë, Taulantin dhe lojtarët e KF Prishtina duke “bërë shqiponjën” me duart e kryqëzuara kanë mjaftuar që portali blick.ch ta kthejë vëmendjen te “skandali” i mbyllur para afër dy muajve. Siç është shkruar dhe komentuar gjerësisht gjesti i bërë nga Granit Xhaka dhe nga Pajtim Kasami (ndaras dhe në vende të ndryshme) pati nxitur krerët e përfaqësueses nacionale të futbollit zviceran që t`u sugjerojnë lojtarëve me prejardhje shqiptare të heqin dorë nga shenja e shqiponjës. Ky vendim vlente për ndeshjet dheaktivitetet tjera në kuadrin e kombëtares zvicerane.
Siç e thotë ehde delegati i kombëtares, Peter Sadelmann, “jashtë kombëtares ne nuk mundemi dhe as nuk duam të kontrollojmë secilin lojtar 365 ditë në vit. Nëse dikush do të duhej të vepronte atëherë do të mund të ishin klubet ku ata luajnë, në rast se nuk pajtohen me këtë gjest. Fundja, klubet janë punëdhënësit kryesorë të tyre.”. ai pastaj shton se “ne kemi mundësi të ndikojmë te lojtarët vetëm gjatë kohës së grumbullöimeve të tyre me kombëtaren. Ne e kemi shprehur dëshirat tona dhe ato do të respektohen, që do të thotë: “Me fanellat e kombëtares, askush nuk do të festojë duke bërë shqiponjën”.
Ndërsa duke arsyetuar rastin e Granit Xhakës si të veçantë, Stadelmann thotë se “Granit Xhaka mban një lidhje të caktuar me Kosovën. Duke e njohur sfondin e tij familjar, unë mundem edhe ta kuptoj në një masë”. Babai i tij, Ragipi ka qenë tri vjet e gjysmë në burg, si i burgosur politik, pasi që ai, në vitin 1986 ishte angazhuar kundër regjimit komunist. Një zhvillim që ka lënë gjurmë edhe te Graniti. Në vitin 1990, falë Amnesty International Ragipi lirohet dhe vjen në Zvicër. “Nga dita e parë kam punuar si kopshtar”, thotë ai. Të dy djemtë e tij janë të lindur në Bazel.
Më tutje Stadelmann thotë: “Një pikë me rëndësi është sigurisht se ky simbol, fundja nuk është i drejtuar kundër Zvicrës. Shumë lojtarë tanë kanë lidhje me Shqipërinë dhe njëkohësisht me Zvicrën”.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










