Integrimi
Sërish kërkohet rikthimi i vizave për ballkanasit
Katër shtete të Evropës kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit. Eurodeputetja, Tanja Fajon tha se mosmarrëveshjet në BE po e bllokojnë pezullimin e regjimit pa viza
Një kërkesë në letër e firmosur nga katër shtetet Gjermania, Austria, Holanda dhe Britania e Madhe i është dërguar autoriteteve irlandeze, që kryesojnë me BE-në, transmeton DW.
Presidenca irlandeze ka sqaruar se kjo çështje do të jetë në rend dite në takimin e komitetit për drejtësi dhe punë të brendshme që do të mbahet nga mesi i muajit të ardhshëm.
Edhe eurodeputetja, Tanja Fajon është citur duke thënë se mosmarrëveshjet në BE po e bllokojnë pezullimin e regjimit pa viza për vendet e Ballkanit.
“Evropa edhe më tej shpreh shqetësimin për shkak të fluksit të madh të azilkërkuesve të rrejshëm nga Serbia dhe vendet tjera të rajonit. Por, për shkak të mospajtimeve të brendshme në BE në relacionin Parlamenti Evropian-Komisioni Evropian – Këshilli Evropian, nuk duhet të brengosemi se së shpejti është e mundur vendosja e sërishme e vizave”, trasnmetojnë deklaratën e Fajonit mediat në Shkup.
Fajon thekson se mes institucioneve të BE-së negociohet, si për shembull atë sa vite pas largimit të vizave për një vend, ndonjë shtet anëtar mund të kërkojë pezullim të këtij regjimi pa viza.
“Parlamenti propozon tre vjet, ndërsa Komisioni Evropian shtatë”, theksoi Fajon.
Gjermania është vendi që insiston më së shumti në rikthimin e regjimit të vizave.
Sipas statistikave më të fundit, nga fillimi i vitit 2013 deri në prill, në Gjermani kanë kërkuar azil 717 shtetas të Maqedonisë.
Rusët janë në numër më të madh që kërkojnë statusin e azilit në Gjermani, më pas vijojnë sirianët, afganët, serbët, iranianët, etj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













