CH-Ballkani
Sërish deklarata kontradiktore për Demarkacionin
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, tha se gjatë muajit të ardhshëm do të përmbyllet Demarkacioni me Malin e Zi, “me një variant tjetër që do t’i respektojë interesat e dy vendeve”. Kjo deklaratë ngjalli reagime në Prishtinë
Nj deklaratë e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj se odisejada e Demarkacionit me Malin e Zi do të mbyllet në muajin tjetër, me një marrëveshje të kënaqshme për dy shtetet, ka ngjallur reagime kontradiktore në Kosovë. Përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë këtë deklaratë e konsiderojnë të pabazë.
Fatmir Limaj që konsiderohet si njeriu i dytë për nga fuqia në Qeverinë e Ramush Haradinajt, tha dje në një intervistë se gjatë muajit të ardhshëm do të përmbyllet Demarkacioni me Malin e Zi, “me një variant tjetër që do t’i respektojë interesat e dy vendeve”. Ai nuk ka treguar se cila është forma që do t’i kënaqë si qytetarët e Kosovës, ashtu edhe Malin e Zi, por tha se çështja e demarkacionit do të përmbyllet shumë shpejt.
“Demarkacioni do të përmbyllet, unë pres që muajin e ardhshëm do të shkojmë dhe do ta kemi shumicën në Parlamentin e Kosovës për të përmbyll këtë çështje…Do të jetë variant, i cili do t’i respekton interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi. Ne po punojmë që kur të shkojmë në Parlament të gjithë t’i duartrokasin variantit që do ta dërgojmë”, tha Limaj.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e partive opozitare i vlerësojnë si kontradiktore deklaratat e zyrtarëve të lartë qeveritarë në lidhje me demarkacionin, pasi që, sipas tyre, muajin tjetër nuk mund të sillet një version i ri i Marrëveshjes, derisa Marrëveshja aktuale është dërguar në Kuvend dhe pritet të procedohet në seancë, shkruan “Zëri”.
Sipas tyre, s’mund të ketë version të ri pa u hedhur poshtë versioni aktual i Marrëveshjes së Demarkacionit. Edhe analistët politikë vlerësojnë se pa u hedhur poshtë versioni aktual s’mund të ketë një version të ri për Demarkacionin dhe më pas të rinegociohet Marrëveshja me Malin e Zi.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










