Futboll
Serie A fillon më 13 qershor
Liga Serie A ka njoftuar se sezoni 2019/20 në Serie A do të rifillojë më 13 qershor, pasi është arritur marrëveshja për protokollin mjekësor që duhet ta ndjekin klubet.
Stërvitjet do të rifillojnë nga dita e hënë dhe klubet do të kenë kohë gati një muaj për t’u përgatitur për rifillimin e sezonit.
Pas ndryshimeve të kërkuara në protokollin mjekësor – i cili vazhdon të shkaktojë polemika mes klubeve dhe mbi të gjitha shefave mjekësorë – më në fund është dhënë drita e gjelbër që stërvitjet grupore të rifillojë nga e hëna, 18 maji.
Në një komunikatë për media, Lega Serie A, konfirmoi: “Data për rifillimin e sezonit është 13 qershor”.
Megjithatë, vlen të theksohet se protokolli nënkupton se, nëse një lojtar apo anëtar i stafit del pozitiv me Covid-19 pas nisjes së stërvitjeve grupore, e tëra skuadra do të futet në karantinë për 15 ditë.
Për dallim nga modeli i Bundesligës, në Serie A nuk do të testohet vazhdimisht futbollisti apo anëtari i stafit, por e gjithë skuadra, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit
















