Lajme
Vendimet e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, alarmojnë Beogradin

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se e ka thirrur të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, për t’ia dorëzuar një notë proteste lidhur me deklaratat e bëra gjatë takimit të të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, më 2 tetor në Tiranë, për heqjen e kufirit mes këtyre dy të fundit.
“Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë, ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe, raporton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Aty thuhet se nota e protestës potencon përpjekjet e përditshme të bëra nga zyrtarët e lartë serbë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe politike, dhe të tjera, me të gjitha vendet fqinje, me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për të cilat nuk kanë pajtim, dhe në këtë frymë, presin nga zyrtarët e lartë të Shqipërisë që në të ardhmen të përmbahen nga deklaratat që prishin raportet dypalëshe midis Serbisë dhe Shqipërisë.
Raportet diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë janë përshkallëzuar së fundmi. Veprimi i Ministrisë së Jashtme serbe pason atë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, e cila të martën e ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë proteste, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vullin.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “nuk do të tolerohet asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe”.
“Ministria për Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vazhduar më tutje me procesin, ambasadori i Serbisë është thirrur apo do të thirret për t’i bërë me notë verbale vënien në dijeni të shtetit serb se asnjë gojë e shthurur në Qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë Qeverinë e Shqipërisë, apo figurën e një ministri apo kryeministrit të Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Serbisë konfirmoi se ambasadori serb në Tiranë ka qenë i ftuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, mirëpo ai ka refuzuar të pranojë notën e protestës për shkak të qëndrimeve të papranueshme të shprehura në të.
Ministri serb pak ditë më parë komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryeministri shqiptar tha në konferencë që Porti i Durrësit do të jetë “de facto” port i Kosovës. Ministri Vulin, pas kësaj deklarate kishte thënë se që Rama po punon për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
“Duke deklaruar se Porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdon të punojë për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’”, kishte thënë Vulin duke i bërë thirrje BE-së që të reagonte, pasi një gjë e tillë është kërcënim për paqen.
Përmes një deklarate të dytë, ministri serb i Mbrojtjes u shpreh se kryeministri i Shqipërisë do të mbahet mend më shumë për “çorapet e grisura” sesa për zhvillimin e ideve të ndritura dhe se Rama nuk ka “tru mjaftueshëm”.
“Nëse Edi Rama do të kishte tru, nuk do të përpiqej të bënte ‘Shqipërinë e Madhe’. Nëse do të kishte mend, nuk do të bënte fotografi me sfond nga flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’. Nëse kujdesej për paqen në rajon, nuk do të lavdëronte vrasësit e UÇK-së”, kishte thënë Vulin.
Kryeministri Rama, duke iu përgjigjur këtyre deklaratave, tha se pret që president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të kërkojë ndjesë në emër të shtetit të Serbisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane Kadife Ukaj – Një shembull frymëzimi nga diaspora shqiptare që shërben si police në Zvicër...
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?