Të tjera
Serbia merr një ‘minus’ nga SHBA
“Kosova plus dhe Serbia minus nga Shtëpia e Bardhë”, shkruajnë mediat serbe
“Administrata e Joe Biden e Shteteve të Bashkuara nuk po e sheh pozitivisht vendimin e Serbisë për të mos e nënshkruar deklaratën për largimin paqësor nga Afganistani e cila është inicuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, dhe autoritetet serbe kanë marrë një ‘minus simbolik’ nga ShBA-ja”.
Kështu shkruan e përditshmja serbe “Danas”, e cila ndër të tjera thotë se nga burimet që ata kanë brenda qarqeve diplomatike, vendimi dhe gatishmëria e Kosovës është mirëpritur nga ShBA-ja, kurse Serbia ka marrë një minus nga ana e ShBA-së.
“Sigurisht se Shtetet e Bashkuara do ta vlerësonin pozitivisht nëse Serbia do të mbështeste ShBA-në në këtë deklaratë, do të kishte peshë gjeostrategjike, po megjithatë nuk do të thotë se marrëdhëniet me Serbinë prishen praktikisht, sidomos në fusha si ekonomia ose bashkëpunimi ushtarak”, ka thënë ky burim për median serbe, transmeton Albinfo.ch.
“Gjithashtu, Kosova ka qenë pritur që të nënshkruante këtë iniciativë të Departamentetit të Shtetit Amerikan, por për disa qarqe me ndikim në Washington, do të kishte qenë shumë më e rëndësishme nëse Kurti do të pranonte të përfshihej në nismën për Ballkan të Hapur, siç është bërë e ditur edhe nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë”.
Danas tutje bën të ditur se kanë mësuar se autoritetet amerikane “ende” janë duke u marrur me çështje të tjera më shumë sesa marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor siç është Serbia, dhe pritet që anëtarët e rinj të “byros evropiane” të Departamentit të Shtetit të jenë zgjedhur së shpejti.
“Duhet kujtuar se kur Karen Donfried të marrë postin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, diplomati me përvojë Gabriel Escobar do të “pasojë” Matthew Palmer si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit, domethënë se ai do të bëhet i dërguari i ri i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor”.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










