Lajme
Serbia mban fondin 1 miliardësh të pensionistëve kosovarë
Pensionistët kanë kërkuar që fondi i tyre të kthehet në Kosovë, por autoritetet në Beograd nuk kanë pranuar që kjo çështje të jetë temë debati me Prishtinën zyrtare
Rreth 1 miliard euro janë kontributet e pensioneve kosovarë të cilat kanë mbetur në Serbi, pas pavarësimit të Kosovës. Pensionistët kanë kërkuar që fondi i tyre të kthehet në Kosovë, por autoritetet në Beograd nuk kanë pranuar asnjëherë që kjo çështje të jetë temë debati me Prishtinën zyrtare.
Pensionistët e Kosovës janë munduar shumë në mënyrë individuale që t’i kthejnë ato mjete, mirëpo deri më tani një gjë e tillë nuk ka sjellë rezultat.
Bali Sopi, pensionist i cili ka aplikuar dy herë për kthimin e pensioneve nga Serbia, mirëpo sikurse shumë të tjerëve edhe ky i fundit, nuk ka marrë përgjigje pozitive.
Sopi ka treguar se në pension ka dalë që nga viti 1986, duke treguar se ka pasur prej 36 vjet stazh pune.
Ndër të tjerash, Sopi ka treguar se pensionistët kanë paguar një person i cili ia ka dorëzuar dokumentet në Serbi. “Kam paguar një njëri që shkonte, vinte. Shumë njerëzve na ka marrë pare kapak, ka 70 e 100 qysh ka mundur”, ka thënë ai, raporton KPress.
Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ka treguar se Fondacioni i Serbisë, që nga vitit 1991 e ka marrë fondin pensional të Kosovës dhe ky fond është marrë me dhunë nga Kosova.
Ky fond u takon pensionistëve të Kosovës dhe se vlera e këtij fondi është shumë e madhe, ka treguar Kajtazi. Sipas tij, rreth 1 miliard euro, Serbia është duke u mbajtur për vetë, e këto janë të pensionistëve të Kosovës, të cilët e derdhën djersën e tyre për t’i marrë një ditë këto mjete.
“Ne kemi bërë përpjekje që këto pensione të kthehen nga Serbia. Ka me mijëra ankesa që janë bërë në gjykatat e Serbisë, po prej tyre asnjë lëndë deri më tani nuk është zgjidhë. Ata duke ditur që i pret Gjykata në Strasburg kërkojnë plotësimin e lëndëve për me bërë të mundur zvarritjen, procedurat, që mos me dalë lëndët të pa mbaruar nga shteti i tyre”, tha ai.
Pensionistët e Kosovës, sipas tij, janë në një pozitë mjaftë të pakënaqur të pavolitshme, për shkak se as nuk munden me i realizuar pensionet me Serbinë se “Serbia nuk i kthen ato pensione por edhe nuk kanë mbërri kushtin që t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut”.
Më tej, ai ka treguar se këta të fundit iu kanë drejtuar edhe Gjykatës së Strasburgut, mirëpo për shkak të ligjeve ndërkombëtare që thuhen se pa u shterë të drejtat në vendin ku ka ankesë, nuk ke të drejtë me u drejtuar tek gjykatat ndërkombëtare.
Kajtazi tha se gjatë kohëve të fundit, shteti i Serbisë u ka bërë thirrje pensionisteve të Kosovës, kontribut-pagues që t’i drejtohen Fondit Pensional të Serbisë për kthimin e mjeteve të tyre, mirëpo nuk po i kthejnë.
“Deri më tash sipas të dhënave, ata kanë shqyrtuar rreth 4 mijë lëndë, por prej tyre 73 janë pranuar por asnjë prej tyre nuk është realizuar”, ka thënë ai.
Ndryshe, disa nga pensionistët kosovarë të drejtën e tyre e kanë kërkuar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ku edhe kanë dalë fitues. Mirëpo, në Prishtinë kërkojnë që fondi pensional të kthehet për të gjithë pensionistët dhe jo individualisht.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










