Kosova
Serbia i kundërpërgjigjet Kurtit pas paralajmërimeve për padi
Sipas kryeministres serbe, Kurti në çdo takim bilateral “bën cirk”, duke shtuar se për Kurtin dialogu Kosovë – Serbi nuk është përparësi e tij
”Albin Kurti le ta padisë Serbinë për gjenocid, në vend që të kërcënojë dhe të pengojë vazhdimisht procesin e dialogut”.
Kështu është deklaruar Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, në një intervistë për “TV Prva”, raporton gazeta serbe, Kurir.
Ajo e ka quajtur Kryeministrin e Kosovës “fanatik ideologjik”, dhe sipas saj gjithçka që është parashikuar të ndodhte nëse Kurti do të përfaqësonte Kosovën në dialog, “ka rezultuar të jetë e vërtetë”.
Sipas kryeministres serbe, Kurti në çdo takim bilateral “bën cirk”, duke shtuar se për Kurtin dialogu Kosovë – Serbi nuk është përparësi e tij.
E pyetur nëse është e mundur të arrihet një konsensus në Serbi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Bërnabiç ka thënë se “nuk ka shpresë” se diçka e tillë do të ndodhë.
Po ashtu, ajo ka deklaruar se Kosova nuk është e barabartë me Serbinë si shtet.
“Unë pajtohem që jemi të barabartë si qenie njerëzore. Sidoqoftë, ne nuk jemi të barabartë në asnjë mënyrë tjetër, sepse Serbia është një vend që ka vija të kuqe, ndërsa Kosova nuk është një shtet i njohur ndërkombëtarisht”, përfundoi Brnabiç.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ditë më parë pati deklaruar se Kosova do ta padisë Serbin për gjenocidin e kryer nga regjimi i atëhershëm serb gjatë periudhës së luftës së fundit.
Ndërkohë më 12 qershor në manifestimin qendror për shënimin e Ditës së çlirimit në fshatin Poklek të komunës së Drenasit në Kosovë, Kurti ka theksuar se Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer para 22 vjetësh ndaj shqiptarëve.
Ai ka paralajmëruar se gjithçka është duke u dokumentuar.
“Pse armatoset Serbia, ky vend që ende nuk ka kërkuar falje për krimet masive që ka bërë 22 vjet më parë. Duhet ta padisim Serbinë për gjenocid. Vrasjet e civilëve, grave shtatzëna, të miturve, foshnjave, pleqve, përdhunimi i përdorur si armë luftë janë dokumentuar e po dokumentohen”, ka thënë Kurti.
Ai tutje ka thënë se Serbia ende qeveriset nga persona që kanë qenë ministra e zyrtarë të lartë në kohën kur këto masakra janë urdhëruar e zbatuar.
“Sigurisht, ata sot nuk mund të vijnë më të na pushtojnë e të na vrasin, por ëndrrat e tyre jo vetëm nuk i mohojnë, por i proklamojnë vazhdimisht, me investimet e shfrenuara për armatim modern, duke blerë armë prej Rusisë, Bjellorusisë e të tjera”.
Ndërkohë këto fjalë të Kurtit janë komentuar edhe nga krerët institucionalë serbë.
Sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, “Kosova nuk mund ta padisë Serbinë, meqë nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













