Lajme
Serbia fajësohet për vrasjen e 16 civilëve shqiptarë
Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi që drejtohet nga Natasha Kandiq, thotë se një gjykatë në Beograd e bën përgjegjëse shtetin e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë
Shteti i Serbisë për herë të parë ka pranuar fajin se forcat e tyre kanë vrarë në Kosovë 16 civilë, në mesin e tyre, fëmijë, gra dhe pleq. Për këto vrasje makabre, Gjykata Themelore e Beogradit ka ndarë një shumë prej 210 mijë eurosh (25.9 milionë dinarë) si dësmshpërblim për familjet e dëmtuara, Bogujevci, Gashi e Duriqi.
Por familja Bogujevci nga Podujeva që ka humbur më të dashurit e tyre, nuk e pranon këtë dëmshpërblim duke konsideruar ofendim.
E mbijetuara e masakrës së familjes Bogujevci, Saranda, të cilës ia vranë gjyshen, nënën, dy vëllezërit e familjarë të tjerë, ka thënë se nuk po e pranon dëmshpërblimin. Për këtë krim janë dënuar gjashtë ish-pjesëtarë të njësitit “Shkorpionët” të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi që drejtohet nga Natasha Kandiq, ka dalë me një komunikatë për opinionin, sipas të cilës, një gjykatë në Beograd ka sjellë aktgjykimin e parë, i cili drejtpërdrejt e bën përgjegjëse shtetin e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.
Në këtë mënyrë, Gjykata e Parë Themelore në Beograd ka bërë përgjegjëse shtetin e Serbisë për vrasjen e anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi e Gashi, para shtëpisë së familjes Gashi në Podujevë, në marsin e vitit 1999. Krimin, sipas kësaj gjykate, e kanë kryer pjesëtarët e njësisë së ashtuquajtur “Shkorpionët” të MUP-it të Serbisë, e cila ka vepruar gjatë luftës në rajonin e Llapit.
Fondi për të Drejtën Humanitare, vlerëson, se “gjykata ka sjellë vendim të drejtë, dhe se në procesin e shkallës së dytë, për shkak të natyrës së rastit, gjykata duhet që shumën e dëmshpërblimit ta harmonizojë me standardet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut për raste të ngjashme.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











