Kosova
Serbia e quan të papranueshëm reciprocitetin
Drejtori serb i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, ka pritur sot në takim në Rashkë përfaqësuesit politikë të serbëve nga veriu i Kosovës.
Petkoviç theksoi se ka ardhur për të diskutuar për situatën “jashtëzakonisht komplekse në Kosovë”, pas vendimit të Prishtinës zyrtare për reciprocitetin për targat dhe letërnjoftimet serbe duke nisur nga 1 gushti.
Petkoviç theksoi se është e papranueshme që Beogradi të lëshojë dokumente për hyrje-dalje, përkatësisht heqjen e letërnjoftimeve dhe targat serbe. Ai ka theksuar se serbët në Kosovë kanë mbështetjen e plotë të Serbisë.
“Ajo që po bën Albin Kurti është drejtpërdrejt kundër popullit serb në Kosovë dhe synon të dëbojë popullin serb dhe institucionet serbe nga Kosova”, tha Petkoviç.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











