Kosova
Serbët po protestojnë afër Urës së Ibrit
Serbët janë mbledhur në anën veriore të Urës së Ibrit të mërkurën për, siç kanë thënë, “gjendjen e keqe në të cilën po jetojnë”.
Në protestë shihen qindra pjesëmarrës. Aty janë edhe përfaqësues të Listës Serbe, si presidenti Zlatan Elek, zëvendësi i tij, Dragisha Miloviq, e po ashtu Slavko Simiq, Igor Simiq, Ivan Todosijeviq e Aleksandar Jabllanoviq.
Protestuesit kanë mbajtur në duar pano të ndryshme, disa prej tyre me mesazhe paralajmëruese në rast se hapet Ura e Ibrit. “Në urë mbrojtëm mbijetesën, tash e mbrojmë zhdukjen!” , “Nëse Kurti e hap urën, KFOR-i dhe QUINT-i do të jenë përgjegjës për gjithçka!”, “Derisa BE-ja dhe SHBA-ja shkruajnë deklarata, ne po na dëbojnë!” dhe “Kërkojmë nga KFOR-i të na mbrojë”, janë disa prej mesazheve.
Sipas mediave në Serbi, në protestë do të kërkohet edhe moshapja e Urës së Ibrit – të cilën po e kërkon me ngulm Qeveria e Kosovës dhe ka hasur në kundërshtim të ndërkombëtarëve.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










