Lajme
Prani e vogël serbe në festimin e “Vidovdanit”
Në Gazimestan, të martën pas mesdite, u zhvillua një ceremoni pranë monumentit të Betejës së Kosovës, të ndërtuar nga mesi i shekullit të kaluar nën administrimin jugosllav, me një prani më të vogël të qytetarëve të komunitetit serb, në krahasim me vitet e tjera
Jo më shumë se disa qindra qytetarë serbë janë mbledhur sot në Gazimestan, për të shënuar Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si Vidovdan. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 627 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike, shkruan radio Evropa e Lirë.
Në Gazimestan, të martën pas mesdite, u zhvillua një ceremoni pranë monumentit të Betejës së Kosovës, të ndërtuar nga mesi i shekullit të kaluar nën administrimin jugosllav, me një prani më të vogël të qytetarëve të komunitetit serb, në krahasim me vitet e tjera.
Liturgjia kryesore është mbajtur, gjatë ditës, në Manastirin e Graçanicës të cilën e udhëhoqi Peshkopi Teodosije I Peshkopatës Rashkë-Prizren. Në ceremoninë e sotme në Manastir mori pjesë edhe zëvendës kryeministri I Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, Branimir Stojanoviq, I cili deklaroi se “serbët duhet ta ruajnë trashëgiminë e tyre në Kosovë”.
Festimeve të sotme, gjatë orëve të pasdites do t’i shtohet edhe përurimi I shtatores së Princit Lazar, të lartë mbi 7.5 metra dhe të vendosur në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Vendosja e shtatores ka ngjallur reagime të shumta në mesin e shqiptarëve të Kosovës, që e cilësuan si “nxitje të urrejtjeve etnike” ndërkohë që për serbët “vendosja e saj shënon kthim në rrënjët serbe”.
Kremtimi I Ditës së Shën Vidit, këtë vit u bë me përcjelljen e forcave të shumta të policisë që thanë se do të garantojnë sigurinë për secilin qytetar, lirinë e lëvizjes por njëkohësisht edhe se “nuk do të lejojnë provokimet”.
Dita e Shën Vidit, ose Vidovdani, është njëra prej festave më të rëndësishme për serbët e Kosovës, e cila në periudhën e dominimit të presidentit serb Sllobodan Millosheviç u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, që nxiti luftërat në Ballkan.
Kosova dy dekada më vonë, pas intervenimit të NATO-s, që nxori jashtë administrimin serb, shpalli pavarësinë e saj
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












