Kosova

Serbët barrikadojnë rrugët në veri të Kosovës

Serbët e veriut të Kosovës kanë nisur bllokimin e rrugëve me kamionë në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.

Ky veprim i tyre vie një ditë para nisjes së zbatimit të reciprocitetit me Serbinë për targa dhe qarkullim me letërnjoftime mes Kosovës e Serbisë, transmeton Albinfo.ch.

Besim Hoti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është vendosur një bllokadë, në Rudarë të Zveçanit, është vendosur një bllokadë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë. Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica.

Hoti po ashtu tha se bllokadë është vendosur edhe në fshatin Zupqë, që gjendet në afërsi të magjistrales Bërnjak-Mitrovicë.