Shkurt.ch

Sëmuren 73 ushtarë në Chur

Mjeku ushtarak konsideron se bëhet fjalë për një sëmundje gastrontestinale, ka njoftuar të premten Ministria e Mbrojtjes,

Në Chur, Graubünden janë paraqitur të sëmurë 73 rekrutë të Kompanisë së Këmbësorisë në Shkollën e Rekrutëve në atë qytet. Ata, në natën në mes të të enjtes dhe të premtes, për shkak të ankesave që kishin për dhembjet në stomak, janë izoluar në vendqëndrimin e tyre, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.

Shkaktari i sëmundjes ende nuk dihet.

Mjeku ushtarak konsideron se bëhet fjalë për një sëmundje gastrontestinale, ka njoftuar të premten Ministria e Mbrojtjes, transmeton albinfo.ch. Në disa raste ankesat lidhen edhe me jashtëqitje dhe vjellje. Testet e para kanë treguar se nuk mund të përjashtohet Norovirusi si shkaktar i mundshëm i sëmundjes.

Rekrutët e e sëmurë pritej që, pas një kontrollimi të sërishëm nga mjekët. rreth kohës së drekës së të shtunës (sot) të liroheshin për në pushimin e fundjavës.