Kosova
Seminari me Mësuesit/et e Gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë “Prizreni 2019”
Seminari XV Kombëtar me mësuesit/et e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Diasporë do të mbahet më 31.07.2019 – 03.08.2019, në qytetin e lashtë e të bukur të Prizrenit. Është viti i pesëmbdhjetë i organizimit të kësaj veprimtarie arsimore – kulturore dhe vazhdon të mirëpritet nga të gjithë pjesëmarrësit.
Seminari organizohet nën kujdesin e përbashkët të Republikës së Shqipërisë (Ministra e Arsimit Sportit dhe Rinisë) dhe Republikës së Kosovës ( Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë). Dhe ka për qëllim përkrahjen e mësimdhënësve në punën e tyre të rëndësishme.
Sipas programit informativ temë bosht e seminarit është mësimdhënia. Ndër ligjëruesit janë: Prof. dr. Basil Schader “Prezantimi e promovimi i detajuar i uebfaqes: https://myheritagelanguage.com/sq/ dhe përdorimi saj.” Prof. dr. Albana Tahiri “Aktivitete mësimore që promovojnë komponentët gjuhësorë, si dhe integrimin e tyre në procesin mësimor (Nxitje didaktike për punë me doracakët e Qendrës IPE të SHLP-Cyrih)”. Prof. dr. Olimpi Velaj “Qytetet dhe shkrimtarët: Si të hartojmë një guidë”. Prof. dr. Shemsi Krasniqi “Roli i trashëgimisë natyrore dhe kulturore në forcimin e lidhjes me atdheun te nxënësit shqiptarë në diasporë”. Pjesa tjetër përbëhet nga përvoja profesionale e mësuesve: Nexhat Maloku (Zvicër), Ariana Hoxha-Kosova (Itali), Anila Kila- Velaj (Greqi), Raif Mehmeti, Agim Morina (Suedi), Faik Tafolli (Itali), Imer Ademi (Gjermani) etj..
Seminari një institucion pedagogjik i mësimdhënies së shqipes në diasporën shqiptare më të re në Evropë, si shprehje e nevojave dhe interesave të komunitetit të mësimdhënësve, po luan rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe përparimin e shkollave me mësim plotësues të gjuhës shqipe jashtë atdheut.
Seminari është bërë një vatër e kontakteve midis mësimdhënësve nga gjithë Evropa, shkëmbimi i përvojave mes mësuesve është po ashtu një vlerë e madhe.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












