Gjuha
Austri: Seminar me mësuesit e arsimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë
Në Graz të Austrisë mbahet seminari rajonal me mësuesit e arsimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë
Është bërë e ditur se Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në Graz të Austrisë, po mban seminarin rajonal, të katërt me radhë, me mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, transmeton albinfo.ch.
Pjesë e këtij seminari janë mësuesit nga Austria, Zvicra, Kroacia, Sllovenia, ligjërues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe ligjëruese nga shkollat shqipe të Republikës së Shqipërisë.
Seminari do të vazhdojë punimet dyditore, duke shtjelluar temat që kryesisht kanë të bëjnë me shkollat shqipe në diasporë, siç janë temat profesionale të mësimdhënies dhe mësimnxënies, programet integruese historiko-kulturore, misioni strategjik për arsimin shqip, programet për një zhvillim të plotë identitar e kulturor për nxënësit shqiptarë në diasporë, ballafaqimi me shumësinë e identiteve e tema të tjera konkrete. /Albinfo.ch.


E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës













