Kosova
Selmanaj: Vjosa Osmani është më e udhës të largohet nga LDK-ja
Deputeti i Lidhjes Demokratike, Driton Selmanaj, ka kritikuar Vjosa Osmanin për qëndrimet e saj
Së fundmi në një intervistë, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër Vjosa Osmanin, për të cilën ka deklaruar edhe se është model i gabuar i vendimmarrjes, përcjell albinfo.
Selmanaj është shprehur se “koalicioni LVV – LDK, i ngjan një “fryti” që dy palët po e vrasin pak para lindjes.
Sipas njoftimit që gazetari, i cili e ka intervistuar Selmanajn ka bërë në faqen e tij, Selmanaj këtë e ka ndërlidhur edhe qeverisjen VV -LDK në Prizren që, sipas tij, e “tregon fytyrën e vërtetë të Vetëvendosjes”, përcjell albinfo.
Selmanaj për herë të parë kritikon ashpër dhe hapur Vjosa Osmanin, si dhe thotë se është shembull i gabuar i politikëbërjes. Sipas tij, dikush që nuk pajtohet me qëndrimet e partisë dhe ndërton karrierë duke vepruar shpesh në kundërshtim me vendimet partiake, është më e udhës të largohet nga partia.
Selmanaj nuk e përjashton mundësinë që LDK ta formojë qeverinë nëse kandidati i tyre propozohet nga presidenti.
Kujtojmë që Selmanaj është pjesë e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së për dy mandate.
Në zgjedhjet e gjashtë tetorit, ai ka marrë 16.222 vota.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=177863146767109&set=a.108395987047159&type=3&theater
https://www.facebook.com/kosovapost16/videos/113212583440589/
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











