Lajme
Selimi: “Mërgata shqiptare, shtylla e tretë e pavarësisë së Kosovës”
“Akuzat në Kuvend kundër Vetëvendosjes, në vendin ku duhej të shtjelloheshin problemet e shumta që ka Kosova"
“Pas UÇK-së dhe shtetit shqiptar, mërgata ka qenë shtylla e tretë mbi të cilën është ngritur pavarësia e Kosovës”, ka theksuar Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në takimin që ka pasur dje me aktivistë dhe bashkatdhetarë tjerë në Cyrih.
Qendra e Lëvizjes vetëvendosje në Cyrih në lokalet e klubit të Tetovës në praninë e një numri solid bashkatdhetarësh, kishte organizuar një tubim ku i ftuar ishte Rexhep Selimi, deputet i Kuvendit të Kosovës. Kryesimin e takimit e bënë Mujë Shala, kryetar i Qendrës në Zvicër dhe Jeton Lleshi, kryetar i Pikës në Cyrih.
Problemet e shumta që aktualisht mundojnë popullin në Kosovë, u shfaqën edhe si preokupime të mërgatës në takimin me deputetin Selimi. Mysafiri nga Prishtina ishte i mendimit se në këso takimesh duhet të bisedohet hapur për të gjitha temat që bashkatdhetarët i preokupojnë.
© albinfo.ch
Kështu, atij iu shtruan pyetje për veriun, për korrupsionin, për rastet e rënda të vjedhjeve të dosjeve në polici etj. Akuzat e kundërakuzat e fundit në mes të Kamishit dhe A.Kurtit ishin po ashtu çështje që preokuponin bashkatdhetarët. Ndërsa një pyetje që iu drejtua Rexhep Selimit ishte se “si do t`ia dalë në krye Vetëvendosja me gjithë këto sfida para të cilave ndodhet dhe si do t`u kundërvihet atyre ?”
Selimi tërhoqi vërejtjen se veriu është çështja primare që duhet të preokupojë shtetin e Kosovës. “Në veri shteti i Kosovës nuk funksionon. Kosova ka polici, ka ushtri. Problemi i Mitrovicës duhet të zgjidhet sot dhe kjo është detyrë e Qeverisë së Kosovës e cila nuk po e kryen punën që i takon”, ka thënë ai.
Duke u lidhur me akuzat e Kamishit, Selimi tha se në këtë kontekst ka pasur vetëm akuza kundër Vetëvendosjes dhe jo kundërakuza. “Akuzat kanë ardhur kundër një subjekti politik në këtë rast kundër Vetëvendosjes, pikërisht në vendin ku do të duhej të shtjelloheshin e zgjidheshin problemet e shumta që ka Kosova, pra në një seancë të Parlamentit të Kosovës”.
Sipas tij, këso akuzash sillen në sipërfaqe në sidomos atëherë kur duhet që opinionit t`i tërhiqet vëmendja nga problemet tjera të shumta që i ka Kosova. “Një shembull: në të njëjtën ditë kur u lansuan këto akuza në opinion, qeveria mori vendim që të dyfishohen taksat. Pra nga ky fakt nisemi dhe arrijmë në përfundim që me qëllim u tërhoq vëmendja e popullatës nga realiteti në Kosovë. Ne nuk i jemi kundërpërgjigjur atyre”.
Një ndër çështjet për të cilat u pyet Selimi ishte se “si të realizohet bashkimi kombëtar”. Përgjigja e tij ishte: “Kjo varet nga angazhimi i secilit prej nesh”. Por, ka theksuar ai, “çështja e bashkimit me Shqipërinë është jo vetëm një e drejtë e natyrshme, por edhe një nevojë për zhvillim ekonomik dhe një çështje ekzistenciale”.
I pyetur rreth çështjes së luftëtarëve të UÇK-së, lënies pasdore të tyre dhe të luftës dhe ligjit së veteranëve, deputeti e quajti të pakëndshme këtë temë dhe që nuk do të donte ta bisedonte me bashkatdhetarët.
Megjithatë ai tha se “një ligj i tillë nuk ekziston në Parlament as si projektligj dhe aq më pak si ligj i cili do të duhet të miratohej nga parlamenti e të implementohej në të mirën e Luftëtarëve të UÇK-së të cilët dhanë jetën dhe shëndetin e tyre për lirinë që po e gëzojmë sot në Kosovë. Ata u mashtruan nga qeveritarët pas grevës së urisë kur u tha atyre që do të miratohet ai ligj, dhe për fat të keq nuk ndodhi kjo”.
Deputeti Selimi foli edhe për flamurin e Kosovës, të cilin ai e quajti flamur të imponuar kundër vullnetit të shqiptarëve. Për Selimin, flamuri i Kosovës është flamuri kombëtar.
Lëvizja Vetëvendosje në Zvicër ka katër pika funksionale në Lozanë, Gjenevë, Aarau dhe Cyrih, u tha në këtë takim.
Në një kënd të sallës ku mbahej tubimi, aktivistët e Vetëvendosjes bënin regjistrimin e anëtarëve të rinj që dëshironin t`i bashkoheshin kësaj lëvizjeje.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









