Sekreti bankar nxjerr në pah dallimet partiake
Tash e tutje në rast dyshimi për ikje nga pagesa e tatimeve do të mjaftojë vetëm numri i kontos së të dyshuarit
Autoritetet tatimore të vendeve të huaja në të ardhmen do të kenë lehtësime për marrjen e ndihmës zyrtare lidhur me identifikimin e bishtnuesve të mundshëm të tatimeve.
Është ky propozim i dhënë sot nga Qeveria Federale dhe është publikuar nga ministrja e financave Eveline Widmer-Schlumpf. Propozimi për ndryshim vjen si rezultat i presionit të bërë nga Organizata Evropiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Sipas rregullave që janë ende në fuqi, autoritetet e huaja tatimore, për të marrë informata nga Zvicra janë të detyruara të dijnë emrin e personit që i ka bishtnuar pagesës së tatimit. Tash e tutje kjo nuk do të jetë e nevojshme. Në rast dyshimi do të mjaftojë vetëm numri i kontos së të dyshuarit.
Parlamenti Nacional i Zvicrës do të vendosë së shpejti lidhur me propozimin e bërë nga qeveria. Por, gjykuar nga reagimet e para, partitë e djathta do ta kundërshtojnë ndërsa të majtat do ta mirëpresin propozimin që lidhet kryesisht me sekretin bankar.
SVP, FDP dhe CVP e kanë quajtur atë “cenim i privatësisë”, ndërsa SP ka thënë se propozimi është shumë i mirë, ndonëse i vonuar.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











