Kosova
Seanca e Kuvendit të Shqipërisë mbyllet mes tymit e karrigeve të përmbysura
Seanca e ditës së sotme në Kuvend është shoqëruar me tensione të shumta. Deputetët e opozitës fillimisht bllokuan foltoren me karrige, ndërsa më pas deputeti Ervin Salianji hodhi tymuese blu në sallë, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht rrëmujës së shkaktuar brenda sallës, pikat në rendin e ditës kaluan pa diskutim, direkt në votim. E ndërsa ajri rëndohej nga tymueset e hedhura nga deputeti Salianji, Lindita Nikolla lexoi të gjitha pikat të cilat u miratuan nga deputetët e mazhorancës.
Deputeti Sali Berisha duket se pati probleme me frymëmarrjen, ai u largua për pak minuta nga salla, por u rikthye sërish.
Kujtojmë se deputetët e opozitës së Kuvendit të Shqipërisë kanë krijuar kaos pa nisur seanca e paraparë për të enjten. Raportohet se ka pasur përplasje mes ligjvënësve demokratë dhe punonjësve të Gardës, të cilët kanë rrethuar ambientet e Parlamentit.
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka vijuar të bllokojë foltoren e Kuvendit. Teksa fjala i është dhënë ministrit Taulant Balla, ai ka zgjedhur që të ndezë një flakadan.
Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale nga ish-kryeministri Sali Berisha, shihet se ligjvënësit demokratë kanë përmbysur karriget përpara foltores së Kuvendit.
Edhe në mbërritjen përpara Parlamentit, Berisha paralajmëroi se këtë të enjte nuk do të ketë një seancë plenare normale në parlamentin e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














