Kosova
Seanca e jashtëzakonshme, përfundon shpejt
Kuvendi i Kosovës ka nisur dhe përfunduar një tjetër seancë të jashtëzakonshme me kërkesën e partive politike opozitare, por pa praninë e ligjvënësve të koalicionit dhe kabinetit qeveritar, ka përfunduar shpejt

Me kërkesëne partive opozitare është mbajtur sot një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, e cila ka përfunduar shumë shpejt, pasi në të nuk akne marrë pjesë ligjvënësit e koalicionit qeveritar e as kabineti i kryeministri Ramush Haradinaj. Në këtë seancë, opozita tha se qeveria e re është më e dobëta e gjithë pasluftës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kritikuar Qeverinë e re për dhënien e Ministrisë së Bujqësisë, Listës Serbe.
“Me këtë plan që kanë bërë, i kanë dhënë mundësi të mirë Serbisë t’i realizojë planet e saj, që t’i fuqizojë projektet për kolonizim e ndarje të brendshme të Kosovës projektet për bosnjëzimin e Kosovës. Në derexhenë ku e kanë prurë Kosovën përmes kushtëzimeve që i kanë vendosur në Kushtetutë e ligje të tjera, Kosova gjithnjë e më shumë tash me këtë qeveri po e humbet pavarësinë e po shkon drejt autonomisë”, ka thënë Kurti.
Ai ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës që mos të sjellë në Kuvendin e Kosovës, siç ka thënë ai, tema e ligje të rëndësishme, pasi, sipas tij, nuk do të kalojnë.
“Ju e keni një qeveri të dobët, partia juaj dhe kryeministri i ka vetëm 10 deputetë kështu që mos shkoni me këmbët tuaja te gracka e Vuçiqit mos provoni ta sillni në këtë Kuvend “Zajednicën” e Serbisë, demarkacionin me Malin e Zi, Kosovën C, me 23 për qind profit për privatin, sepse ne do t’ju ndalim”, ka theksuar Kurti.
Ndërsa Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës u formua në bazë të pazareve politike… Ai ka thënë se nga sot Kosova po hyn në një krizë të thellë politike.
“Është e pafalshme që të kthehet ndikimi i plotë i Beogradit në Qeverinë e Kosovës, kur ende kemi rreth 1600 të pagjetur nga lufta e vitit 1998-‘99. Qytetarët e Kosovës nuk do t’i falin këta njerëz që thirren si çlirimtarë, e thirren në heroizma ndërkohë që arrijnë pazare të tilla me Beogradin. Kjo është ditë fatkeqe për vendin tonë të shtrenjtë. Në krye të Qeverisë është personi, partia e të cilit ia ka futur flakën Kuvendit të Kosovës me gaz lotsjellës dhe dhunë”, është shprehur Hoti, citon REL.
Sipas tij, Qeveria Haradinaj është fatale për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.
Për Hotin, një pjesë e deputetëve të koalicionit qeverisës dhe disa të tjerë që janë pjesë e Qeverisë, kanë qenë persona që janë përpjekur për çlirimin e Kosovës, por siç është shprehur ai, sot ata janë bërë pjesë e historisë së turpshme.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkë më qytetarët e Kosovës, nuk do ta lejojë këtë qeveri ta kthejë vendin prapa. Nga sot, ne, LDK-ja, bashkë me qytetarët liridashës të Kosovës nisim luftën tonë demokratike për rrëzimin e kësaj qeverie dhe organizimin e zgjedhjeve të reja. Ne ftojmë të gjitha forcat progresive të Kosovë ta ndalin sa më parë këtë fatkeqësi që po i ndodh vendit”, ka thënë Hoti.
Në seancën, e cila zgjati më pak se një orë, pjesëmarrës nga koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, si dhe Aleanca Kosova e Re, ishte vetëm kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe deputeti i partisë Nisma, Milaim Zeka.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që seanca të shtyhet për ditën e martë, por kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se nuk dihet se a do të vendoset për vazhdimin e saj ditën e martë, apo ndonjë ditë tjetër. Me 61 vota për, një abstenim dhe pa praninë e opozitës, Kuvendi i Kosovës të shtunën mbrëma e ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës, me kryeministër Ramush Haradinajn.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylli Bajrami diplomohet në “Baruch College” në Nju-Jork Një tjetër i ri nga trojet shqiptare shkëlqen në arenën akademike ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch. Ylli Bajrami...
-
Aksident i rëndë në Itali me të vdekur, dyshohet për dy të rinj nga Kosova
-
Aksident në Itali, humb jetën 39-vjeçari shqiptar
-
Britani: Kapet shqiptari, po kultivonte kanabis
-
Qëndresa Morina doktoron në “Charles University” për Matematikë
Jeta në Austri
-
Austri: SPÖ dhe NEOS arrijnë marrëveshje për koalicionin e ri në Vjenë Vendimi për vazhdimin e bashkëpunimit mes Partisë Socialdemokrate (SPÖ) dhe NEOS në Vjenë u mor të...
-
Treni i ri veror “i gjumit” do të lidhë Vjenën dhe bregdetin kroat
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji qershor
-
Austri: Çmimet e shtëpive arritën mesatarisht 2,709 €/m² në 2024-ën
-
Dita Botërore kundër duhanit: 1.5 milionë austriakë pinë duhan çdo ditë