Autotech
Së shpejti, zero taksë për makinat elektrike
Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka, në një postim në Facebook ka shkruar se së shpejti në Kosovë nuk do të ketë taksë për makinat elektrike.
Këto makina ai thotë se do të lirohen nga TVSH-ja dhe dogana.
“Kosova së shpejti zero taksa për makinat elektrike. Makinat elektrike janë e ardhmja e çdo vendi. Javën e kaluar kemi filluar procedurat për të liruar këto makina nga TVSH dhe dogana, në mënyrë që t’i jepet një lehtësim qytetarëve dhe bizneseve për të përdorur makina me zero emetime”, ka shkruar Lluka, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se “një rekomandim i tillë ka ardhur tek unë nga eksperti i fushës së efiçiencës (Lulzim Syla), gjë të cilën e kam mirëpritur. Bashkëpunimi me ekspertë dhe organizata profesionale në politikat zhvillimore të vendit duhet të forcohet edhe më tutje. Institucionet që hapen karshi këshillave të tilla janë më të suksesshme, normalisht për ato politika ku përfitimi është i përgjithshëm”.
Lluka ka shtuar se tashmë ka filluar iniciativa për vendosjen e një mbushësi (charger) për makina elektrike në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











