Shkurt.ch
Së shpejti televizion mysliman në Bernë
“Dy të tretat e financimit të kanalit televiziv mysliman tashmë është siguruar”, tha Blancho
Në fund të 2013-s, do të lansohet në internet një kanal i ri televiziv për myslimanët «Unity-TV», me studiot në Bernë, Berlin dhe po ashtu në Vjenë. Këtë e ka bërë të ditur këtë fundjavë Nicolas Blancho, president i Këshillit Qendror Islamik Zvicrës (ICCS).
“Nëse ne duam të ndryshojmë diçka, duhet të qëndrojmë së bashku”, tha Blancho në konferencën vjetore të Këshillit Qendror Islamik Zvicrës, në afërsi të Freiburgut.
“Për të prezantuar vlerat islame në shoqëri, duhet të fitojë ndikim politik”, tha Blancho në këtë konferencë, ku sipas “Berner Zeitung” ishin të pranishëm 1600 njerëz.
“Dy të tretat e financimit të kanalit televiziv mysliman tashmë është siguruar”, tha Blancho.
Vendi i studios në Bernë ende nuk është caktuar. “Ka dy ose tre vende në zonat e synuara industriale në periferi të qytetit”, tha presidenti i ICCS-së.
Stacion televiziv nuk është projekti i parë i Blanchos. Për shkak të intersimit të vogël, projekti i shkollave islamike ka dështuar, ndërsa xhamia në Bernë nuk është më prioritet. “Aktualisht mungojnë një shumë e madhe e mjeteve”, tha Blancho.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













