Shkurt.ch
Së shpejti nuk do të ketë më “Vizë F”
Rregullimi i statusit të kësaj kategorie, ai që është ende në fuqi, statusi “I pranuar përkohësisht” po kritikohet për arsye se, sipas qeverisë, këta të pranuar të përkohshëm shpesh ndodh të mbeten për kohë të gjatë ose përgjithmonë në Zvicër

Statusi i qëndrimit të përkohshëm apo “Viza F” siç njihet përgjithësisht, së shpejti duket se do t`i takojë të kaluarës. Këshilli Federal ka propozuar sot që të gjendet një status tjetër për personat që nuk e fitojnë azilin por në të njëjtën kohë nuk është e mundur të kthehen në vendin e prejardhjes, shkruan srf.ch.
Rregullimi i statusit të kësaj kategorie, ai që është ende në fuqi, statusi “I pranuar përkohësisht” po kritikohet për arsye se, sipas qeverisë, këta të pranuar të përkohshëm shpesh ndodh të mbeten për kohë të gjatë ose përgjithmonë në Zvicër dhe të jetojnë të varur nga ndihmat sociale.
Kështu, parlamenti i ka dhënë detyrë Këshillit Federal që të shqyrtojë ndryshime në këtë drejtim, përcjell albinfo.ch. Dhe, Këshilli Federal në një raport të tij ka propozuar tri zgjidhje.
Ai synon që përmes këtyre propozimeve të promovohet integrimi i të huajve të kësaj kategorie, të cilët, është realitet tashmë, qëndrojnë më gjatë dhe jo vetëm “përkohësisht” në Zvicër. Në të njëjtën kohë, propozimet shkojnë në atë drejtim që Zvicra të mos bëhet tepër tërheqëse për këtë kategori në krahasim me shtetet tjera që pranojnë azilkërkues.
Në fund të qershorit në Zvicër jetonin rreth 34700 të huaj me statusin F. Në tetë vitet e fundit personat nga kjo kategori vijnë shumica nga Eritrea, Siria dhe Afganistani dhe pas tyre në listë janë somalianët dhe kinezët.
Rreth 11.500 prej tyre janë më gjatë se 7 vite në Zvicër. Në vitin e kaluar, të punësuar ishin rreth 30 për qind të personave me F, transmeton albinfo.ch. Kuota e ndihmave sociale te kjo kategori ka qenë mbi 80%. Por, ata që fillojnë punën, zakonisht shumë shpejt e marrin statusin e rregullt të qëndrimit (Viza B) kështu që dalin nga ky kategorizim. Kështu, ata persona që kanë pasur F dhe ndërkohë kanë marrë B-në, punojnë në 60 për qind të rasteve. Ndërsa ata që kanë mbetur me F (brenda 10 viteve) punojnë vetëm në 20% të rasteve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor