Shkurt.ch
Së shpejti, hamburger të klonuar
Hamburgeri i parë me mish viçi të grirë, i bërë nga qelizat burimore (të klonuara) të viçit, është zbuluar në një laborator holandez.
Thuhet se ky mish do të jetë i gatshëm për këtë vjeshtë, një zbulim i cili mund të ndryshojë sistemin e shtimit të begatisë, të ushqimit botëror. Shkencëtarët e këtij zbulimi pohojnë se kjo mënyrë e prodhimit të mishit do të jetë edhe në favor të mbrojtjes së mjedisit natyror.
Dr. Mark Post, mjek me profesion dhe shef i Departamentit të Fiziologjisë në Universitetin e Mastrihtit (Holandë), ka në plan të prezantojë këtë hamburger në tetor, ka thënë ai për gazetarët.
Kostoja për të prodhuar hamburgerin e parë “eksperimental” ngritet gjerë në 250.000 euro, tha studiuesi, duke shtuar se i dyti duhet të jetë më i përballueshëm (200.000 euro).
Ky projekt është financuar nga një donator i pasur, i cili dëshiron të mbetet anonim, tha ai, duke shpjeguar se donatori në fjalë synonte të “ulë numrin e kafshëve të fermës, të cilat mbyten vetëm për mishin e tyre. Duke zvogëluar numrin e kafshëve, do të zbresim gjithashtu emetimet e gazeve serë që rezultojnë nga bagëtia”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










