Bota
Së paku tre të vdekur nga përmbytja e barkës në Rajnë
Në të dyja anët e lumit janë angazhuar ekipe të shpëtimit, nga Gjermania dhe nga Franca. Po ashtu janë angazhuar edhe helikopterë dhe ekipe zhytësish
Në një aksident që ka ndodhur në lumin Rajna (Rhein), në kufirin në mes të Gjermanisë dhe Francës, kanë humbur jetën së paku tre persona. Bëhet fjalë për përmbytjen e një barke gome, shkruan sda.ch.
Në mesin e të mbyturve është edhe një vajzë 6 vjeçe, bën të ditur prefektura përgjegjëse e regjionit francez të Elsas-it, në komunën Gerstheim, ku ka ndodhur aksidenti.
Po ashtu ka vdekur edhe një dëshmitar i mbytjes, në përpjekje për të shpëtuar ata që po mbyteshin në ujë, transmeton albinfo.ch. Një vajzë tjetër që ka qenë në barkë konsiderohet e humbur, ndërsa një person është transportuar në spital.
Sipas informatave të ekipeve të shpëtimit, barka e vogël është fundosur në zonën afër pendës së Gerstheim-it në Rajnë. Disa veta me atë rast janë hedhur në lumë për t`i shpëtuar të mbyturit.
Në të dyja anët e lumit janë angazhuar ekipe të shpëtimit, nga Gjermania dhe nga Franca. Po ashtu janë angazhuar edhe helikopterë dhe ekipe zhytësish.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










