Bota
Sulm terrorist në Ankara, së paku 20 të vdekur
Dy shpërthime të fuqishme që kanë ndodhur në mëngjesin e sotëm në Ankara, në afërsi të stacionit hekurudhor, kanë lënë rreth 20 të vdekur dhe shumë të plagosur. Sipas qeverisë turke bëhet fjalë për një sulm terrorist që mund të jetë kryer nga atentatorë vetëvrasës. Por deri më tash nuk ka ndonjë dëshmi konkrete rreth kësaj.
Për sot, ditë e shtunë, aktivistë paqësorë dhe grupime të majta kishin planifikuar një marsh paqësor kundër konfliktit në mes trupave qeveritare dhe kurdëve në juglindje të vendit.
Bashkëkryetari i partisë prokurde HDP e ka dënuar atentatin duke e quajtur atë akt barbar dhe duke thënë se “ata që e duan paqen, pop vriten”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











