Lajme
Scholz thotë se nuk do të ketë krizë në Gjermani
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, shprehu optimizmin e tij për furnizimin me energji në ekonominë më të madhe të Evropës, këtë dimër.
“Ne po ia dalim këtë dimër, të gjithë po e vërejnë atë, furnizimi me gaz nuk është ndikuar”, tha Scholz në hapjen zyrtare të terminalit të gazit natyror të lëngshëm, LNG, në Lubmin në Detin Baltik, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
“Gjithashtu, nuk ka pasur krizë ekonomike në Gjermani”, tha ai, duke kredituar programet e ndihmës me vlerë miliarda euro, ndërtimin e shpejtë të infrastrukturës energjetike dhe sigurimin e burimeve të reja të gazit.
“Çmimet e gazit në tregjet botërore po bien edhe këtu në Evropë, duke përfshirë Gjermaninë”, tha Scholz.
Terminali i dytë gjerman LNG, në Lubmin, tashmë është në funksion. Terminali i parë në Wilhelmshaven u hap në dhjetor.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës Ambasada e Kosovës në Stokholm, në bashkëpunim me Institutin Francez dhe Ambasadën e Zvicrës në Suedi,... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












