Kosova
Scholz thirrje BE-së të mbajë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka mbajtur një fjalim para deputetëve evropianë në Ditën e Evropës.
Ai u ka bërë thirrje shteteve të Bashkimit Evropian të mbajnë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Mes tjerash, Scholz foli edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Evropa gjeopolitike duhet t’i mbajë premtimet e saj. Premtimet duhet të mbahen ndaj vendeve të Ballkanit, të cilave po u premtojmë anëtarësim tash e 20 vjet. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojnë reformat për integrim. Duhet të avancohet edhe procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zgjerimi nuk duhet të jetë i vetmi motiv për reforma, por duhet të kihet parasysh“, u shpreh ai, përcjellë albinfo.ch.
Scholz tha se vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukrainës, Moldavisë e edhe Gjeorgjisë, iu është thënë se e kanë vendin në BE, e kjo sipas tij, duhet të ndodhë.
“Përpjekjet për të rindërtuar Ukrainën, një tjetër anëtare aspiruese e BE-së, do të kenë nevojë për kapital politik dhe financiar në afat të gjatë, deklaroi ai, përcjellë albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












