Lajme
Scholz takon biznesmenët gjermanë, diskuton rritjen e çmimeve e krizën ekonomike
“Duhet të mësohemi me idenë se kjo situatë nuk do të ndryshojë në të ardhmen e parashikueshme”, tha ai.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz u takua sot me përfaqësuesit e biznesit dhe sindikatave në Berlin për të përcaktuar një kurs mes kushteve të vështira ekonomike dhe çmimeve në rritje.
“Ne po përballemi me një sfidë historike”, tha Scholz pas takimit, teksa bëri të qartë se qeveria po kërkonte të shmangte një recesion të mundshëm.
“Kriza aktuale nuk do të kalojë brenda disa muajsh”, tha Scholz, duke renditur pushtimin rus në Ukrainë dhe zinxhirët e furnizimit të ndërprerë nga pandemia e koronavirusit si shkaqet kryesore për pasigurinë e përgjithshme ekonomike, transmton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Objektivi kryesor i bisedimeve ishte gjetja e mënyrave për t’u përballur me rritjen e çmimeve. Bisedimet e ditës së sotme po shihen si fillimi i një procesi të gjatë dialogu me disa takime pasuese.
“Ne do ta kalojmë mirë këtë krizë, vetëm nëse bashkojmë forcat, nëse biem dakord së bashku për zgjidhjet”, tha Scholz.
Rainer Dulger, kreu i Konfederatës së Shoqatave të Punëdhënësve gjermanë, tha se Gjermania po përballet me krizën më të ashpër ekonomike dhe sociale që nga ribashkimi mbi 30 vjet më parë. “Kriza mund të tejkalohet vetëm përmes një plani të përbashkët veprimi”, tha ai.
“Qeveria mund të ndihmojë duke ulur taksat dhe kontributet sociale në mënyrë që qytetarët të marrin më shumë paga neto nga paga e tyre bruto”, tha ai.
Scholz e përshkroi takimin si një fillim të mbarë duke theksuar se takime të ngjashme duhet të zhvillohen rregullisht.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










