Lajme
Scholz: Po bëj gjithçka të shmang Luftën e Tretë Botërore
Një konflikt i drejtpërdrejtë me Rusinë mund të çojë, sipas politikanit gjerman, në një Luftë të Tretë Botërore
Në një intervistë për “Der Spiegel”, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri në dukje se “shmangia e një përshkallëzimi të luftës në Ukrainë, që përfshin NATO-n” është një prioritet për të.
“Kjo është arsyeja pse unë nuk udhëhiqem nga sondazhet apo kritikat e forta. Jam i gatshëm që të përballoj edhe presionet që vijnë nga partia ime, por do të bëj gjithçka që konflikti të mos shkojë përtej”, theksoi Scholz.
Një konflikt i drejtpërdrejtë me Rusinë mund të çojë, sipas politikanit gjerman, në një Luftë të Tretë Botërore: “Është e rëndësishme që të shqyrtojmë çdo hap me shumë kujdes. Pasojat e një gabimi do të ishin dramatike”.

“Unë bëj gjithçka për të shmangur një përshkallëzim që çon në Luftën e Tretë Botërore. Nuk mund të ketë luftë bërthamore. Thashë se duhet të bënim gjithçka që ishte e mundur për të parandaluar një konfrontim të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe një fuqie të armatosur rëndë, një fuqie bërthamore si Rusia. Nëse do të kisha dekretuar mbylljen e hapësirës ajrore në Ukrainë, do ta kishte bërë NATO-n pjesë të konfliktit”, shpjegon kancelari gjerman.
Kancelari mbrohet në “Der Spiegel” nga akuzat, nga partia e tij dhe opozita, për qëndrimin e rezervuar në dërgimin e armëve në Ukrainë. Ashtu si pjesa tjetër e vendeve të NATO-s, Gjermania ka dërguar armë dhe lloje të tjera ndihme gjatë kësaj kohe. Tani, sipas Scholz-it, “mundësitë e dërgimit të materialit nga ushtria gjermane janë ezauruar”. Për këtë arsye, Gjermania po kërkon formula për të vazhduar ndihmën dhe njëra prej tyre është përmes vendeve të treta.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













