Lajme
Scholz pas tragjedisë në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes – tregu i Krishtlindjeve në Magdeburg – ku mbetën të vdekur pesë persona dhe u lënduan qindra të tjerë pasi një veturë që lëvizte me shpejtësi të lartë, ka shkelur një numër të madh të qytetarëve.
Duke iu drejtuar gazetarëve, ai tha se “zakonisht, një treg Krishtlindjesh është një vend shumë i qetë dhe plot gëzim… sa tragjedi e tmerrshme është që kaq shumë njerëz u plagosën dhe u vranë me një brutalitet të tillë në një vend të tillë”.
Ai pohoi se ndihet i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të personave që janë lënduar pasi një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe, shkeli shumë njerëz gjersa po argëtoheshin.
Lideri gjerman gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për të lënduarit dhe familjet e atyre që humbën jetën, shkruan bbc.
“Do të doja të shpreh solidaritetin e të gjithë vendit”, pohoi 66-vjeçari, i cili po shoqërohej nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe rajonit,
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












