Lajme
Scholz mohon të ketë marrë kërcënime nga Putin
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë në një intervistë për gazetën gjermane Bild se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e ka kërcënuar as atë, as Gjermaninë.
Deklarata e tij vjen disa ditë pasi osh-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se lideri rus e ka kërcënuar atë me sulm raketor që do të mund të ndodhte “brenda një minute”, përcjell albinfo.ch.
Kremlini ka thënë se Johnson ka gënjyer.
Scholz ka thënë se në bisedimet që ka pasur me Putinin e ka bërë të qartë se ata kanë qëndrime shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë.
“E bëj shumë të qartë për Putinin që Rusia është përgjegjësja e vetme për luftën”, ka thënë Scholz.
“Rusia e ka pushtuar fqinjën e saj pa arsye, për të marrë disa pjesë, apo gjithë Ukrainën nën kontrollin e saj”, ka thënë Scholz.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













