Lajme
Scholz i tërheq vërejtjen Putinit rreth armëve kimike
“Armët duhet të ndalen, pikërisht tani", tha kancelari gjerman
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, paralajmëroi personalisht presidentin rus, Vladimir Putin, për rrezikun e përdorimit të agjentëve kimikë ose biologjikë në luftën në Ukrainë, njoftoi sot zëdhënësi i Scholz, Steffen Hebestreit, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Hebestreit tha se Scholz e kishte paralajmëruar Putinin edhe gjatë një bisede të drejtpërdrejtë.
Scholz ka zhvilluar disa biseda telefonike me Putinin që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pothuajse një muaj më parë.
Kancelari Scholz bëri thirrje sot në Parlament për t’i dhënë fund menjëherë luftës në Ukrainë.
“Armët duhet të ndalen, pikërisht tani”, tha ai.
“Putinit duhet të dëgjojë të vërtetën për luftën në Ukrainë”, tha Scholz.
“Dhe kjo e vërtetë është: lufta po shkatërron Ukrainën. Por me luftën, Putini po shkatërron gjithashtu të ardhmen e Rusisë”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












