Lajme
Politikat e gabuara energjetike në të kaluarën në Gjermani dhe pasojat
Mediat gjermane raportojnë se në një debat në Parlamentin gjerman kancelari gjerman tha se Gjermania ka arritur diçka që askush nuk e parashikonte para disa muajsh: depot me gaz janë të mbushura, përcjell albinfo.ch.
Debati për buxhetin e vitit të ardhshëm, zhvilluar të mërkurën, më 7.02.2022, në Bundestagun Gjerman, ishte i nxehtë. Jo vetëm partitë e opozitës, edhe ato të qeverisë akuzuan njëra-tjetrën për gabime të bëra në të kaluarën, sidomos për sa u përket politikave energjetike.
Scholz: I kemi depot plot
Scholz tha se brenda një kohe shumë të shkurtër, Gjermania është shkëputur nga varësia nga gazi rus dhe se është në rrugën e duhur për të kapërcyer këtë dimër. Kancelari socialdemokrat ishte luftarak në debatin e përgjithshëm për buxhetin e kancelarisë dhe iu përgjigj me kundërsulm kritikave të opozitës CDU/CSU.
Scholz kritikoi ministrat e mëparshëm të CDU-së që e kishin penguar zgjerimin e kapaciteteve të energjisë me terminale të gazit të lëngshëm në bregun e Detit të Veriut. Scholz, i cili në qeverinë paraardhëse nën Angela Merkel (CDU) ka qenë zëvendëskancelar dhe ministër i financave, tha se kishin qenë ministrat e CDU-së në këtë qeveri, që i kishin bllokuar këto plane të tij.
Scholz nuk i kurseu kritikat as për simotrën bavareze të CDU-së, Unionin Kristiansocial (CSU) që sipas kancelarit kishte bllokuar edhe ndërtimin e linjave për transmetimin e energjisë së erës nga Veriu i Gjermanisë në Bavari. Kancelari socialdemokrat e quajti këtë një gabim fatal.
“Është mirë që jeni në opozitë, që të mund të menaxhojmë zhvillimin industrial të vendit dhe të mos u shmangemi më problemeve të këtij vendi”, tha Scholz në drejtim të opozitës.
Merz kritikon daljen nga rryma bërthamore
Më parë kreu i opozitës, Friedrich Merz, CDU/CSU, kishte kritikuar edhe mbylljen e reaktorëve bërthamorë sipas planit, të cilin e rikonfirmoi të hënën ministri i Energjisë, Robert Habeck. Merz kishte kërkuar lënien në punë të reaktorëve bërthamorë edhe për tre katër vjet.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









