Lajme
Scholz: Dërgimi i tankeve në Ukrainë nuk nënkupton se Gjermania është palë në luftë
Vendimi i fundit i Berlinit për të furnizuar Kievin me tanke nuk e bën Gjermaninë një palë të drejtpërdrejtë në konfliktin në Ukrainë, riafirmoi kancelari Olaf Scholz.
“Kjo është një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha kancelari gjerman gjatë një konference për shtyp në Buenos Aires, ndalesa e tij e parë e një vizite katërditore në Amerikën Latine.
”Fakti që Gjermania po i siguron Kievit ndihma financiare, humanitare ose armë nuk e ndryshon këtë”, shtoi Scholz.
”Gjermania do të bënte gjithçka për të parandaluar një përshkallëzim që çon në një luftë midis Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s. Kjo është jashtë diskutimit për ne. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që kjo të mos ndodhë”, tha ai.
Komentet e kancelarit vijnë pasi komentet e së martës së kaluar të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock shkaktuan bujë në Moskë.
Baerbock bëri thirrje për kohezion midis aleatëve perëndimorë në Këshillin e Evropës në Strasburg dhe tha se “ne po bëjmë një luftë kundër Rusisë, jo kundër njëri-tjetrit”.
Media shtetërore ruse e përdori këtë deklaratë si provë se Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së ishin palë të drejtpërdrejta në konfliktin në Ukrainë – të cilin Moska refuzon ta quajë luftë.
Ministria e Jashtme gjermane ka sqaruar që nga ajo kohë se komentet e Baerbock nuk kishin për qëllim të portretizonin Gjermaninë si një palë ndërluftuese dhe as aleatët e saj.
Scholz po planifikon gjithashtu të vazhdojë bisedimet e drejtpërdrejta me presidentin rus Vladimir Putin, në përpjekje për të punuar drejt përfundimit të luftës kundër Ukrainës.
“Unë gjithashtu do të flas përsëri me Putinin në telefon – sepse është e nevojshme të flasim me njëri-tjetrin”, tha kancelari në një intervistë me të përditshmen gjermane ”Tagesspiegel”.
“I takon Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina dhe t’i japë fund kësaj lufte të tmerrshme të pakuptimtë që tashmë ka kushtuar qindra mijëra jetë”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën














