Futboll
Schalke bie nga Bundesliga, tifozët hedhin vezë drejt Shkodran Mustafit (VIDEO)
Schalke, pas humbjës së fundit, ka rënë nga liga e parë gjermane “Bundesliga”, transmeton albinfo.ch.
Pas ndeshjës, lojtarët e klubit të Schalkes janë parë duke ikur nga tifozët e revoltuar, pasi këta të fundit i kanë goditur me vezë.
Humbja e së martës 1-0, ndaj Arminia Bielefeld vetëm se konfirmoi rënien e Schalkes nga Bundesliga, ku ata humbën plot 21 ndeshje akoma pa përfunduar liga, shkruan Daily Mail Sport.
Shkodran Mustafi dhe Sead Kolasinac janë parë duke vrapuar, pasi tifozët kanë hedhur vezë ndaj tyre.
“Sapo ekipi arriti dhe zbriti nga autobusi, kishte protesta të ashpra. Vezët u hodhën te lojtarët, të cilët gjithashtu u sulmuan verbalisht”, konfirmoi policia gjermane në një deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, në një njoftim zyrtar nga ky ekip thuhet se: “Klubi dënon me forcë këtë sjellje dhe qëndron prapa stafit tonë. Një hetim mbi incidentin tashmë është duke u zhvilluar”, ka njoftuar Schalke.
“FC Schalke 04 nuk do të japë asnjë koment tjetër mbi këtë çështje derisa të rregullohen gjërat”, është shkruar në komunikatën zyrtare të klubit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











